Blerim Kuçi pozitiv me Covid-19
23 Nëntor 2020
Ministri Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” ka njoftuar se është vetizolouar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdon nga shtëpia.
“Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia”, ka shkruar Kuçi në Facebook.
Kuçi ndër tjera ka ftuar qytetarët që t’i respektojnë masat parandaluese për përhapjen e Covid-19. /21Media
Të nderuar qytetarë,
Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV.
Tashmë…
Posted by Blerim Kuçi on Sunday, November 22, 2020