Blero dhe Afrona shijojnë pushimet së bashku
18 Korrik 2020
Çifti i njohur i estradës, Blero dhe Afrona Dika, gjatë pandemisë ishin larg njëri-tjetrit, për arsye se Blero ishte në Kosovë kurse, Afrona në Zvicër.
Dyshja tashmë janë bashkuar dhe po kalojnë kohë të mirë pranë njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv
Çifti kanë vendosur që t’i kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri. Nga këto pushime ata po publikojnë fotografi të ndryshme për ndjekësit e tyre në Instagram.
Blero dhe Afrona janë martuar në vitin e kaluar. Dyshja për ditën e tyre më të rëndësishme kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin. /21Media