Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi -Blero sot  feston ditëlindjen e 42-të, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast bashkëshortja e tij Afrona Dika ka organizuar një darkë romantike për të festuar së bashku këtë ditë të veçantë.

Blero është ai i cili në Instagram publikoi disa fotografi nga kjo darkë, teksa e falënderoi gruan e tij për këtë organizim.

Blero dhe Afrona aktualisht janë duke qëndruar në Shqipëri për pushime.

 

Kujtojmë se, Blero dhe Afrona janë martuar në vitin e kaluar. Dyshja për ditën e tyre më të rëndësishme kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila është mbajtur në Shëngjin.

 

Blero para disa dite ka bërë të ditur se është duke punuar për një projekt të ri të cilin do ta publikojë së shpejti. /21Media