Blero feston me dy dashuritë e jetës
25 Dhjetor 2020
Blero Muharremi është një nga këngëtarët më të dashur nga publiku shqiptar. Krahas angazhimeve në karrierë, Blero aktiv po tregohet shumë edhe në rrjete sociale.
E kur jemi te këto të fundit, Blero së fundmi publikoi disa pamje të bukura me familje, në të cilat shihet me dy personat e tij të dashur, vajzën Tarën dhe bashkëshorten Afronën.
Ata kanë realizuar një set të bukur me rastin e festave të fundvitit, në të cilat duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, shkruan rtv21.tv
Ndryshe, Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë martuar në vitin e kaluar, me ç’rast dasma e tyre është bërë ndër dasmat më të përfolura në showbizin shqiptar./21Media