Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka reaguar para ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Krahas fotografisë të cilën e ka publikuar në rrjetin social Instagram, Blero ka thënë se ia kemi për borxh Fadil Vokrrit ta bëjmë maksimumin.

“Djem mendoj që engjëllin e keni mbi supe gjithmonë dhe në këtë fotografi. Me engjëllin emrin Fadil Vokrri e dini shumë mirë që ua kemi borxh. Pavarësisht fitore apo humbje ia kemi për borxh engjëjve tanë të bëjmë maksimumin. Ju të përzgjedhurit e Kosovës keni obligim për ta dërguar mesazhin tek Vokrri deri në fund. Ju them dy emra dhe do të ju motivoj Vokrri & Jashari”, ka shkruar Blero në Instagram.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dy ndeshje larg për ta siguruar një biletë për në “Euro 2020”. Sonte Kosova dhe Maqedonia e Veriut zhvillojnë ndeshjen në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i shtetit fqinj në ndeshjen që luhet në Shkup nga ora 20:45. Kjo ndeshje cilësohet si ndër më të rëndësishmet për Kosovën që nga pranimi në UEFA dhe FIFA./21Media