Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ditë më parC ka konfirmuar se ka kaluar Covid-19.. Blero ka bërë të ditur se veç Covid-19 ai ka pasur edhe një tjetër sëmundje, siç ka treguar vet ai ka vuajtur edhe nga Angina (një sëmundje e zemrës që shkakton dhembje gjoksi ose presion.

Kurse, sot përmes një postimi në Instastroy, ai ka bërë të ditur  se është mirë, dhe se ai është rikthyer në punë, për të finalizuar projektin e ri muzikor.

“Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe gjithë ato mesazhe. Unë fal Zotit jam shendosh e mirë tash dhe me sukses i kalova të gjitha menjëherë u ktheva në punë. Mezi pres ju mi shiju projektin tim te radhës që me aq shumë mund e shpirt e kam punuar me të  gjithë njerëzi e mi ma të afërt. Nga thellësia e zemrës ju dua”, ka shkruar Blero. /21Media