Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi duket se është i shqetësuar me situatën aktuale politike në vend. Përmes një storie në Instagram, u tregua shumë i frustruar, teksa u shpreh se s’po e di a është në karantinë apo fushatë zgjedhore.

“Spo di a jom në karantinë a në fushatë zgjedhore, allahile a mundeni mi kçyr 6 televizionet tona kryesore dhe kallxomni se nuk jam kah marr vesh. As edhe ni diskutim nuk është për pandemin. Zoti na ruajt, Zoti i bekoft shqiptarët”, shkroi ai në storie.

Përveç pandemisë, një nga temat kyçe është edhe situata politike në vend që po i shqetëson të gjithë qytetarët e Kosovës. E gjithë kjo pas shkarkimit të Qeverisë Kurti dhe përpjekjeve për krijimin e Qeverisë së re./21Media