"Faleminderit që je shembulli më i mirë..."

“Faleminderit që je shembulli më i mirë…”

Mbrëmë u organizua një koncert madhështor nga Sabri Fejzullahu dhe komuna e Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’ju ofruar atmosferë të ngrohtë njerëzve që po qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre në këtë kohë pandemie. Ky koncert do të mbetet gjatë në mend dhe u ndoq me shumë dashuri nga fansat.

Edhe artistët tjerë e përcollën performancën unike të tij dhe nuk hezituan të shprehin fjalë miradie për të. Blero përmes një postimi në Instagram, u shpreh se me këngët e Sabriut kjo situatë do të kalonte shumë shpejt, si dhe e falënderoi për këtë performancë që ngjalli shumë emocion, shkruan rtv21.tv

“Po te na kendojshe gjdo nat i dashuri xhaxhi Sabriano, kjo situat do te kalonte shume shpejt.Faleminderit qe egzoston faleminderit qe na inspiron dhe mas shumti faleminderit qe je shembulli ma i mir per tu percjellur per gjenerata e gjenerata i dashuri Sabri Fejzullahu Legjenda jone krenaria jone🙏🏻❤️💯 @sabrifejzullahu_official, faleminderit kryetar i nderum Shpend Ahmeti qe na mundesove ket performanc te legjendes @shpend”, shkroi ai në Instagram.

Sabriu ka njoftuar se është duke punuar për këngë të reja të cilat pritet të publikohen së shpejti./21Media