Blero ka disa fjalë për Tarën
22 Shtator 2019
Blero publikoi një fotografi të bukur me të bijën
Blero publikoi një fotografi të bukur me të bijën
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe modelja e mirënjohur shqiptare, Afrona Dika, mbrëmë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore në Shëngjin. Të dy dukeshin tejet bukur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Me dukjen e saj rrëmbeu vëmendje edhe vogëlushja Tara, vajza e Bleros, e cila u shfaq me një fustan të gjatë e dukej si një princeshë.
Këngëtari publikoi një fotografi të bukur me të bijën, të cilës ia shoqëroi edhe një dedikim të veçantë.
“Kush ka çike, botën ka”, shkroi artisti i mirënjohur krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv
Kur jemi te dasma, vlen të përmendet se për argëtimin e mysafirëve janë përkujdesur Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi dhe emra të tjerë./21Media