Për dallim nga vitet e kaluara kur në Kosovë në këtë kohë vinin një pjesë e madhe e mërgimtarëve, këtë vit pandemia ua ka pamundësuar ardhjen në vendlindje.

Mungesën e tyre po e vëren edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i cili në një reagim në Instagram u shpreh se “Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!”.

Këngëtari thotë se faji është tek ne që s’po u përmbahemi rregullave, e kjo ndikoi që ta kemi këtë situatë.

“Sot dola me çikën pak në qytetin tonë të dashtun, Prishtinë dhe definitivisht një tmerr i vërtetë pa mërgat! Dmth 1 korrik dhe ska shenj jete askund. Kosova pa mërgatën është si peshku pa ujë!!! Na kemi faj sepse nuk ju kemi përbajt rregullave. Tash urdhroni vllazni e motra një verë pa mërgat. Pa koment.  Në fakt mirë na u ka bo se “thojshim” qe shaci…- Po shaci tka bo shpi o shiptar- tash lypni shacat. P.s në momentin kur e humb ja din vlerën. Kurr mos paragjyko”, ishte reagimi i tij./21Media