Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi Blero, së shpejti do të sjellë një duet me vajzën e tij, Tarën.

Artisti 42 vjeçar ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet në studio bashkë me të bijën, duke treguar se aty po punohet, shkruan rtv21.tv.

“Në punë me evlad. Tara dhe Blero së shpejti siç e kemi premtuar”, ka shkruar mbi fotografi.

Artistët nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me projektin./21Media