Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka konfirmuar se ka kaluar Covid-19. Ndonëse një gjë të tillë nuk e ka bërë publike më herët, pra sa ishte i infektuar, ai këtë e ka treguar pasi që po vuan edhe nga një tjetër sëmundje, shkruan portali rtv21.tv

Blero në InstaStory ka publikuar një fotografi ku shihet në spital duke marrë infuzion, kjo ngase siç ka treguar vet ai po vuan nga Angina (një sëmundje e zemrës që shkakton dhembje gjoksi ose presion. Megjithatë, jo të gjitha dhimbjet dhe presioni i gjoksit janë të lidhura me zemrën).

“Covidin e kalova, tash Angin haj medet haj . 2020 hajr inshaallah”, ka shkruar ai sipër fotos./21Media