"Unë them se jam mirë por jam duke gënjyer, më mungon"

“Unë them se jam mirë por jam duke gënjyer, më mungon”

Këngëtari i njohur Blero dhe bashkëshortja e tij Afrona këtë kohë të izolimit po e kalojnë në distancë pasi që Blero ndodhet në Prishtinë, kurse Afrona në Zvicër.

Mallin për njëri-tjetrin,  çifit po e shprehin përmes rrjeteve sociale, duke publikuar fotografi të ndryshme të përbashkëta.

Një imazh të tillë së fundmi e ka publikuar Blero, teksa ka shkruar se ka shumë mall për Afronën.

“Unë them se jam mirë, por jam duke gënjyer, më mungon”, është mbishkrimi që Blero e ka lënë mbi këtë foto.

Kujtojmë se, Blero dhe Afrona janë martuar në shtator të vitit të kaluar. /21Media