Për festën e vitit të ri, këngëtari Blero shihet mjaft i lumtur pranë personave më të dashur të tij.

Artisti, së fundmi ka ndarë një imazh të bukur për ndjekësit në instagram, teksa shihet i qeshur afër familjes së tij.

“2021 Gëzuar”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë, në të cilën ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga 136 mijë ndjekësit e tij në instagram.

Ndryshe, Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë martuar në vitin 2019, me ç’rast dasma e tyre është bërë ndër dasmat më të përfolura në showbizin shqiptar./21Media