Blero reagon pasi Messi fitoi ”Topin e Artë”

1 min read

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka reaguar pas marrjes së “Topit të Artë”, nga futbollisti Lionel Messi.

Sipas këngëtarit Messi do të fitoj edhe 3 këso lloj topash.

”Edhe tre topa te arte ka mi marr ky njeri ju garantoj, gjithsej 10”, ka shkruar Blero në një ”InstaStory”.

Mbrëmë, Lionel Messi ka fituar çmimin më të madh që u ndahet futbollistëve për vitin 2021 “Topi i Artë”. Pas Messit u rendit, ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe vendin e tretë e zuri mesfushori i Chelseas, Jorginho. Pas tyre, u rendit sulmuesi i Bayern Munichut, Karim Benzema, në pozitën e katërt dhe mesfushori N’Golo Kante në pozitën e pestë.

Ndërkaq, ky është “Topi i Artë” i 7’të për Messin. 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021 janë vitet që Lionel Messi ka fituar topin e artë.

Ndërsa, përsa i përket  jetës profesionale të Bleros, projekti i fundit nga artisti është ”Hej aman”, të cilën e ka publikuar më 26 nëntor./21Media