Këngëtari i mirënjohur, Blerim Muharremi -Blero, për fansat e tij ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Njoftimin e ka bërë në rrjete sociale me anë të një postimi në InstaStory, shkruan rtv21.tv.

“Sa t’kom dasht”, mban titullin ky projekt për të cilin këngëtari nuk ka dhënë detaje.

Blero dhe bashkëshortja e tij Afrona aktualisht janë duke qëndruar në Shqipëri për pushime.

Projektin “Lambo” këngëtari 42 vjeçar e solli në muajin maj në bashkëpunim me artistin L30, i cili deri më tani ka grumbulluar afro 1 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube./21Media