Blero tregoi se kur do ta publikojë projektin e ri
16 Shtator 2020
Këngëtari i mirënjohur kosovar, Blerim Muharremi-Blero së shpejti do të publikojë projektin e tij të ri.
Artisti për fansat e tij të shumtë, sonte në instagram ka bërë të ditur se projekti i tij i ri do të publikohet të premten, shkruan rtv21.tv
“18 —— 17:00”, ka shkruar Blero krahas fotografisë që ka publikuar në instagram për 158 mijë ndjekësit e tij.
Të mërkurën, artisti ka publikuar një pjesë nga kënga e re, së cilës nuk ia ka zbuluar ende titullin.
Kujtojmë që, “Lambo” është projekti i fundit i Bleros, në bashkëpunim me L3O./21Media