Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka paralajmëruar fansat për projektin e ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtari bëri të ditur se kënga e tij e re do të publikohet më 14 shtator në ora 17:00.

Detaje rreth këtij projekti Blero nuk ka bërë të ditur.

Ndryshe, “Lambo” është projekti i fundit muzikor që Blero e solli në bashkëpunim me L30. Deri tani kënga ka arritur mbi një milion klikime në Youtube./21Media