Tara shihet mjaft e lumtur

Tara shihet mjaft e lumtur

Blero Muharremi është një nga këngëtarët më të dashur nga publiku shqiptar. Përveç angazhimeve të shumta në karrierë, Blero aktiv po tregohet shumë edhe në rrjete sociale.

E kur jemi te këto të fundit, Blero sot publikoi disa pamje në instagram, në të cilat shihen dy personat e tij të dashur, vajza e tij, Tara dhe bashkëshortja Afrona, shkruan rtv21.tv

Bashkëshortja e këngëtarit në pamjet e publikuara shihet duke i dhuruar një kapelë vajzës së Bleros, e cila shihet mjaft e lumtur teksa e sheh dhuratën, të cilën pastaj e provon.

 

Ndryshe, Blero dhe Afrona janë martuar vitin e kaluar, me ç’rast dasma e tyre është bërë ndër dasmat më të përfolura në showbizin shqiptar./21Media