Blerona Zeqiri është një nga moderatoret më simpatike, e cila me stilin dhe ëmbëlsinë që ka, përçon pozitivitet te shikuesit. E që duket bukur në çdo paraqitje nuk ka dyshim, por Blerona e tillë duket edhe në imazhet që publikon nga përditshmëria, shkruan rtv21.tv

Sot, moderatorja e RTV21 publikoi një foto, në të cilën shihet se ajo ka bërë një ndryshim në flokë. Në imazhin e publikuar në instastory për 173 mijë ndjekësit në instagram, Zeqiri shihet me flokë të shkurtëra.

E grimuar me stil dhe me stil të ri, Blerona si çdoherë duket për mrekulli.

Ndryshe, Blerona Zeqiri është autore dhe moderatore e emisionit të përjavshëm “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21./21Media