Pas suksesit në “Sundance Film Festival”, për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u.d. së presidentes Vjosa Osmani, e dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Basholli.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Osmani e përgëzoi Bashollin për suksesin e arritur dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në skenën ndërkombëtare të filmit.

Puna që e keni bërë ju dhe kolegët tuaj ndër vite për tregimin e historisë së Kosovës përtej kufijve tanë është për t’u admiruar. Të gjithë në Kosovë krenohemi me të arriturat tuaja dhe ju falënderohemi për kontributin e veçantë që po e bëni drejt krijimit të një imazhi të ri për vendin tonë”, tha Osmani.

Me këtë rast, Osmani theksoi që mbështetja për komunitetin artistik do të zë një vëmendje të veçantë, dhe që puna, angazhimi dhe zelli i komunitetit artistik duhet të jetë referencë edhe për politikbërjen në vend./21Media