Bleu mall me kartelë bankare të dikujt tjetër, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se ka blerë mall me kartelë bankare të huaj, duke e përdorur atë në mënyrë të paautorizuar.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit si prova materiale Policia ka sekuestruar një telefon, një llap-top, dy fletë-porosi dhe dy kuponë fiskalë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhu më 16 gusht, rreth orës 16:20./21Media

Back to top button