Bllokohet për qarkullim rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është bllokuar për qarkullim pasi u shemb sot plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Komuna ju bën thirrje qytetarëve që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët
Te dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë është shembur plotësisht si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Inspekcionit, KEDS, Ujësjellësit dhe Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zonës dhe parandalimin e rrezikut për qytetarët.
Rruga është e bllokuar për qarkullim. Lusim qytetarët që të shmangin këtë segment dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.
Për çdo informacion shtesë, do të njoftoheni me kohë.