Eva zu Beck është një blogere e njohur nga Angila, e cila ka vizituar vende të ndryshme të botës dhe të gjithë eksperiencat e saj gjatë këtyre udhëtimeve ajo i ndanë me mbi 2 milionë fansa nga e gjithë bota, të cilët e ndjekin atë në rrjetet e ndryshme sociale.

Në mesin e vendeve që Eva zu Beck ka vizituar deri më tani janë edhe disa vende Ballkanike, si është Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria, Serbia dhe jo vetëm.

Eva kishte kohë që kishte shprehur dëshirën e saj të madhe në rrjetet e saj sociale që të vizitonte edhe Kosovën. Planet për ta vizituar disa muaj më parë ja ndryshoi koronavirusi kjo ngase me mbylljen e kufijve e kishte të pamundur të udhëtonte për në vendin tonë. Këtë fundjave, Eva pasi bëri dy teste për Covid-19, në të cilat rezultoi negative më në fund duket se realizoi ëndrrën e saj. Ndër vendet e para që ajo ka vizituar është Opoja. Në kanalin e saj në youtube ajo përshkruan gjithë këtë eksperiencë:

“Më në fund arrita në Kosovë! Doja ta vizitoja për një kohë të gjatë, dhe pranova mundësinë e përsosur pasi takove shoqen time kosovare Amran në Instagram. Ajo më prezantoi një traditë unike të dasmës që dikur ishte shumë e përhapur tek boshnjakët e Kosovës. Vendosa ta provoj dhe udhëtova që të takohem me Amran dhe tezen e saj Azizen që është gruaja e fundit në Kosovë që krijon këtë pamje tradicionale nusërore. Siç mund të mësoni në video, kjo traditë nusërore është afër zhdukjes. Shpresoj sinqerisht që Aziza të gjejë gra tjera që janë të gatshme ta vazhdojnë këtë traditë, që të mund të vazhdojë edhe lulëzimi i saj në Kosovë.”

Në videon që ajo ka postuar me datën 27 dhjetor e shohim Even duke komentuar gjendjen politike në vendin tonë, ushqimin tradicional, i cili është pothuajse gjithmonë i freskët. Në video shohim edhe malet madhështore të Kosovës, të cilat sipas bllogreses, janë ndër më të virgjërat që ka parë.

Gjithsesi e gjithë vëmendja e saj është te tradita e përgatitjes së nuses nga Azizija një grua e moshuar e Gorës, e cila këtë rit qindra vjeçar e realizon deri në detajin e fundit në fytyrën e bllogres, e cila nga reagimi i saj në video duket se është mese e mrekulluar me këtë zakon.

Ndër të tjera, teksa Azizja pikturon fytyrën e londinezes rrëfen edhe faktin trishtues që kjo traditë nga dita në ditë është duke u zhdukur dhe dëshira e të rejave për ta mësuar atë çdo ditë e më shumë po zbehet.

Eva zu Beck nuk do të pastronte fytyrën e saj, sipas Azizes, grimi që ajo i ka bërë do të qëndronte pa lëvizur për të paktën katër ditë.

Dhe momenti më i bukur në gjithë këtë rrugëtim për prezantuesen dhe blogeren e njohur angleze në vizitën e saj në Kosovë ishte pikërisht ky, kur ajo shikon për herë të parë në pasqyre fytyrën e saj pasi që është grimuar nga zonja Azize.

“Kjo është gjeja me e bukur që kamë parë ndonjëherë në jetën time”, deklaron ajo teksa shikon veten në pasqyrë, ku duket si një nuse nga Gora. Ajo madje as që mund të besoj që realisht është ajo çfarë po sheh në pasqyrë.

Për tu dëshmuar te gjithëve se asaj vërtet i pëlqeu grimi që iu bë ajo vendosi që të vishej si zakonisht, por të ruante grimin që i ishte bërë, në fund të fundit atë mund ta shfrytëzonte për të paktën katër ditë.

Dhe ashtu siç e priste, reagimet e qytetarëve të Kosovës ishin nga me pikantet. Blogreja videon e përfundon duke lavdëruar punën e gruas se vjetër nga Gora:

“Kjo që bënë Azizija është vërtet shumë e bukur dhe unike, diçka që ndoshta nuk do të mbijetoj pasi ajo të ketë ndërruar jetë dhe kjo është një mënyrë e vogël për ta ruajtur dhe kujtuar gjithmonë artin e Azizes dhe të popullit të saj.“