Boateng mund të dënohet me pesë vjet burg për shkak të deklaratës së ish të dashurës
Futbollisti Jerome Boateng, ka mohuar të gjitha akuzat me të cilat ngarkohet nga ish e dashura e tij, Sherin Senler.
Senler hodhi akuza të rënda mbi Boateng, sipas saj, ai e ka rrahur, e ka kapur për flokë, e ka kafshuar, madje e ka goditur aq fortë sa që ka pasur vështirësi të marrë frymë.
Nëse të gjitha këto rezultojnë të vërteta pas hetimit të prokurorisë, Jerome mund të dënohet me pesë vjet burg.
Këto akuza u mohuan kategorikisht nga futbollisti gjerman, i cili tha se asnjëra nga nuk janë të vërteta.
Tutje, i njëjti tha se ata të dy kishin një argument mes vete dhe se situata eskaloi, kishte tension mes të dyve pas një loje me letra.
Sipas Boateng, e njëjta tha se u bë shumë agresive dhe e ofendoi atë, madje e goditi dhe i shkaktoi një lëndim në buzë. Kur ai tentoi ta shtyej atë, ajo u rrëzua.
Senler dhe Boateng janë prindër të dy vajzave.
Kujtojmë se, në shkurt të këtij viti ish e dashura e Boateng, Kasia Lenhardt 25 vjeç, bëri vetëvrasje. Policia në Berlin gjeti trupin e pajetë të Lenhardt, gjersa futbollisti aso kohe ishe duke luajtur për Bayernin për Kupën e Botës në Katar./21Media