Tenori italian Andrea Bocelli të martën dhuroi plazmën e gjakut pasi tha se ai kishte pasur koronavirus.
 Bocelli u tha gazetarëve në një spital të Pizës që ai kishte simptoma të buta, ethe të lehta dhe praktikisht kishte qenë asimptomatik, përcjell portali rtv21.tv
 Duke folur në qendrën e marrjes së mostrave të gjakut në Spitalin Cisanello, ai tregoi se gruaja dhe fëmijët e tij kishin pasur COVID-19, por tani ishin mirë.
Gruaja e tij gjithashtu kishte dhënë plazma për studimin, të udhëhequr nga shoqata AOUP e Pizës, në trajtimin e pacientëve me COVID.
 Ai bëri të ditur se kishte zbuluar se kishte virusin pasi bëri një test më 10 mars.
 Bocelli tha se shpresonte që plazma e tij të ndihmonte në gjetjen e një trajtimi për virusin vdekjeprurës./21Media