Bodybuilderi Cahani: Sporti duhet të zhvillohet shumë, sidomos në shkolla fillore e të mesme

Shqipëria dhe Kosova, së fundmi, sportistin Bedri Cahanin e nderuan me çmimin për Vepër Jetësore, ndërsa sot, në emisionin “Bon Bon”, të RTV21, bodybuilderi tha se këtë çmim e kishte menduar në moshë më të shtyrë.

Ndër të tjera, ai tha se bodybuildingu është për tërë jetën.

Ai në RTV21 tha se sporti duhet të zhvillohet shumë, sidomos në shkolla fillore dhe të mesme. Cahani shtoi se deri në frymën e fundit do të jetë në mbështetje të sportistëve dhe jo vetëm./21Media

Back to top button