“Boksieri” i Kuvendit po shëtitet lirshëm

10 vite burg nëse shpallet fajtorë

Edhe pse shihet qartë fytyra e tij në videon brenda kuvendit, sulmuesi i Radmilla Sheqerinskës i pakapshëm për policinë.
Burime brenda MPB-së, thonë që ai ende nuk është identifikuar dhe kjo po vështirëson kapjen e tij, shkruan TV21

Ai po kërkohet nga organet e rendit për më shumë se një javë. Ekipi i TV21 e filmoi gjatë ditës së djeshme kur ai kishte dalë për të blerë bukë, kaloi përreth kuvendit, por asnjëri nga policët e shumtë të pranishëm nuk tentuan që ta arrestojnë.

Sipas avokatit Agron Haliti, sulmuesi rrezikon dënim deri më 10 vjet burg.

“Janë dy nene në kodin penal të Republikës së Maqedonisë të cilat e trajtojnë këtë problematike, e ajo është neni 384, e cila është për pjesëmarrje në turmë dhe ndalim të personave zyrtar për kryerjen e detyrave të tyre, e cila sanksionohet me burg prej 3 muaj, e deri më tre vite për pjesëmarrësit, ndërsa për organizatorët është e përcaktuar edhe dënimi më i lartë prej pesë viteve. Neni 385, pjesëmarrje në turmë e cila do të kryen vepra penale. Vetëm për pjesëmarrje, nuk flasim për lëndime të cilat do ti shkaktojnë, vetëm për pjesëmarrje prej tre muajve, deri më tre vite. Ndërsa nëse ka lëndime, apo lëndime fatale ndaj personave që janë të sulmuar atëherë vepra do të dënohet deri në pesë vite”, u shpreh Agron Haliti, avokat.

Plaku i moshuar u bë i njohur për opinionin pas trazirave në kuvend, ku shihet qartë se si e tërheq për flokë, nënkryetaren e LSDM-së, Radmilla Sheqerinskën./21Media

Back to top button