Ish këshilltari për siguri i Shteteve të Bashkuara, John Bolton ka konfirmuar se presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq kanë biseduar për mundësinë e një shkëmbimi të territoreve qysh në vitin 2018.

Bolton ka pranuar se kjo është një temë kontroverse për të dyja vendet`. Ai gjithashtu ka deklaruar se në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani dhe Evropën perëndimore një ide e tillë nuk ishte pëlqyer, pasi ata janë frikësuar se një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë mund të nxisë shkëmbim territoresh në vende tjera.

Bolton ishte këshilltar për siguri i presidentit Donald Trump nga fillimi i vitit 2018 deri në fund të vitit 2019./21Media