Dje në një autobus në fshatin Komoran të Drenasit është gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas policisë mjeti shpërthyes ishte vendosur te motori i autobusit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin shpërthyes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar./21Media