Bonucci dekalrohet pas ndeshjes

Bonucci dekalrohet pas ndeshjes

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci ka mbetur i zemëruar me barazimin ndaj Atletico Madridit (2-2).

“Zonja e Vjetër”, ishte duke fituar me rezultat 2-0 fal golave të Juan Cuadrados dhe Blaise Matuidi, ndërsa Atletico arriti të rikthehet në lojë përmes golave të Stefan Saviq e Hector Herrera.

Italiani tha se në pjesën e parë ishin në formën e duhur, ndërsa në të dytën humbën fokusimin.

Në pjesën e parë, Atletico po bënte presion, por arritëm të shënojmë dy herë. Është vështirë të pranosh dy gola. Luajtëm mirë, por duhet të jemi më të fokusuar, për shkak se kjo gjë po na ndodh shpesh. Të gjithë duhet të jemi më të koncentruar. Këtë gjë e bëmë me Napolin, por fituam tri pikë, ndërsa kësaj herë humbëm dy pikë”, deklaroi Bonucci.