Leonardo Bonucci është i bindur se Juventusi mësoi nga gabimet e tyre dhe thotë se Ronaldo është pushuar përpara ndeshjes së nesërme kundër Portos.

“Zonja e Vjetër” kishte humbur 2-1 në Portugali dy javë më parë. Nesër ata presin ekipin portugez në ndeshjen vendimtare të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Ne do të zbresim në fushë me shpirtin e Juventusit me përulësi dhe respekt. Ne jemi të vetëdijshëm se mund të arrijmë rezultate të mëdha me sakrifica.Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të mos nxitojmë të shënojmë menjëherë. Na duhet një gol dhe mund ta shënojmë edhe në fund të lojës. Ne jemi të vetëdijshëm që Porto nuk do të mbrohet. Ne kemi bërë shumë gabime në Porto, por kemi mësuar prej tyre. Kjo skuadër e Juventusit është një ekip i bërë nga njerëz të mëdhenj të cilët mund të marrin përgjegjësi në çdo moment. Ne duam ta çojmë Juventusin atje ku e meriton. Nesër nuk kemi çfarë të humbasim. Është e vështirë të kesh qasjen e duhur kur luan një lojë çdo tre ditë, por nuk është justifikim.Cristiano është gjithmonë i gatshëm për të luajtur këto lojëra. Disa kohë më parë, ai tha se do të luante vetëm lojëra të Champions League. Kështu që, mund ta imagjinoni energjinë e tij për ndeshjen e nesërme”, tha mbrojtësi në një konferencë për shtyp.