Bora e zë në ‘befasi’ KEDS-in

Bora e parë këtë vit në Kosovë dhe erërat e forta përveç që zunë në befasi ministrinë e infrastrukturës dhe komunat, meqë një numër i rrugëve mbetën pa u pastruar, befasuan edhe KEDS-in.

Në këto kushte shumë qytete mbetën pa rrymë, ndërsa në Prishtinë bizneset thonë se kanë pësuar shumë humbje.

“Që nga mëngjesi nuk ka rrymë, deri tash 20 euro veç naft për agregat janë hargju edhe vazhdon me u hargju, furra e picave nuk punon 70 % të punës e kemi humb,,,,”, tha pronar biznesi.
I
“Normal që pa rrymë ka telashe t’mdha, për ngrohje për zhvillim të jetës oshtë shumë telashe”, tha një qytetar.

Në KEDS, për mungesë të rrymës, arsyetohen me faktin e kushteve të vështira atmosferike. Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi thotë se për shkak të borës shumë trafo nëpër komuna të Kosovës janë dëmtuar.

“Siç e dini të shtunën herët në mëngjes bora e cila filloj të bie në Kosovë ka shkaktuar dëme në asetet e KEDS-it dhe menjëherë ekipet kanë dalë po atë ditë herët në mëngjes për ti evituar problemet, megjithëatë prap të dielën patëm një valë të re të përkeqësimit të motit dhe pratëm probleme dhe menjëherë prap ekipet e KEDS-it kanë dalë në terren dhe aktualisht fuznimi me energji elektrike në mbarë ks është e mirë mbi90% tashme kanë furnizmi tash për tash janë në rregull”, tha Lulzim Krasniqi, zëdhënës në KEDS.

Erërat e forta dhe reshjet e borës shkaktuan probleme të mëdha në disa rajonë të Kosovës, përfshirë Rrafshin e Dukagjinit.

Një numër fshatrash e qytetesh në këtë pjesë mbetën pa energji prej afro dy ditësh, kurse zyrtarë të KEDS thanë se janë ndërmarrë masa për të sanuar dëmet e shkaktuara. Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, thotë se e kanë bërë maksimumin që këtë vit të ketë furnizim të mjaftueshëm me rrymë por që sipas tij nuk është e gjithë situata në dorën e tyre.

“Sa do të jetë rrezik nuk mund ta parashikojmë atë se çka e dijmë është se nuk varet vetëm nga ne por ka shumë faktor”, shtoi Krasniqi.

Bora që ra në fundjavën e kaluar shkaktoi një varg problemesh përfshirë edhe vështirësitë në qarkullimin e automjeteve në disa rrugë në Kosovë./21Media

Back to top button