ARKEP para komisionit parlamentar për ekonomi 

ARKEP para komisionit parlamentar për ekonomi 

Bordi i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka raportuar në komisionin parlamentar për Ekonomi, lidhur me zhvillimin e procesit të shitjes së operatorit IPKO. Anëtari i Bordit të ARKEP-it, Shqiprim Pula, tha se derisa është pjesë e këtij bordi nuk do të lejoj që Telekomi i Serbisë ta blejë kompaninë IPKO.
Pula ka thënë se ka spekulime të shumta se kush mund ta blejë IPKO-n por se deri tani nuk ka një emër në tavolinë.(Teksti-Kujtesa BAJRAMI-FANA, kamera- Lulzim FANA) /21Media