Bordi i Asociacionit të Komunave tregon pse s’do t’i përgjigjen Kurtit

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka njoftuar se në mënyrë unanime ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga Kryeministri i Kosovës.
Takimi i Kurtit me kryetarët e Komunave ishte paraparë të fillojë në ora 10:00. Në një njoftim zyrtarë Bordi ka treguar disa nga arsyet pse është marrë ky vendim.
“Largimi në mënyrë arbitrare i AKK-sē si përfaqësues i Komunave në Komitetin Anti -Covid19, moslejimi i shqyrtimit të buxhetit komunal, mospërgjigjet e ministrive të linjave ndaj kërkesave të Komunave”, këto janë tri veprimet e Qeverisë së Kosovës që sipas Bordit kanë qenë të drejtuara kundër pushtetit lokal në Kosovë.
Bordi vlerëson se ky veprim do ta bënte qeverinë që t’i thërriste mendjes që t’i trajtoj Kryetarët e Komunave me më shumë seriozitet në marrjen e vendimeve që prekin komunat./21Media 
Back to top button