Përfaqësuesin i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, ka pritur sot në takim Albin Kurtin.

Pas takimit, Borrell në konferencë për media ka deklaruar se për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve është mënyra më e mirë për perspektivën evropiane.

“Rruga evropiane e Kosovës kalon në dialogun Kosovë-Serbi, nuk ka rrugë tjetër, alternativë tjetër. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve është mënyra më e mirë për perspektivën evropiane. E inkurajova zotëri Kurti që të përfshihen në dialog, ai sikurse edhe unë jemi duke bërë punën tonë. Jemi të gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në mënyrë që ta sjellim Kosovën në familjen evropiane. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo duhet të bërë për gjithë Ballkanin. Ne do ta kemi shumë shpejtë takimin e nivelit të lartë”,ka thënë Borrell në konferencë për media.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të BE-së. Ndërkohë dje bëri të ditur se nuk do të takohet më 11 maj me presidentin serb, Vuçiq për të rifilluar dialogun./21Media