Kryeministri bullgar Bojko Borisov në profilin e tij në Facebook këtë mëngjes, ka shkruar se Bullgaria gjithmonë është e gatshme të ndihmojë fqinjët dhe miqtë e ngushtë.

“Situata është vërtetë e vështirë dhe ne duhet të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi solidarë. Çdo jetë është e rëndësishme dhe ne do të bëjmë përpjekje maksimale për ta ruajtur atë”, tha Borisov.

Porosia nga Borisov pason pas falënderimit që kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i dërgoi natën e kaluar përmes Facebookut homologut të tij bullgar dhe Qeverisë në Sofje për vendimin për të dhuruar një pjesë të vaksinave të tyre kundër COVID-19 Republikës së Maqedonisë të Veriut./21Media