Borrell: BE-ja ka përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë për propozimin franko-gjerman

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha se janë duke analizuar përgjigjet e Kosovës dhe Serbisë për propozimet që ua prezantuan këtë verë të dyja palëve, për të kapërcyer gjendjen e përhershme të krizës dhe për të kërkuar një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre.
“Kemi marrë përgjigje nga të dyja palët. Ne jemi duke i studiuar ato. Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, le të themi më normale, në mënyrë që të dyja palët të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shume i rëndësishëm”, tha Borrell.
“Në ditët në vijim do të shohim se cila është përgjigja e tyre ndaj këtij propozimi dhe shpresoj se do të jetë një përparim dhe një hap përpara në këtë proces”, shtoi ai.
Borrell tha se u është shumë mirënjohës për mbështetjen Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim.
Ministrat e Punëve të Jashtme të G7 do të diskutojnë sot për situatën në Afrikë, Iran dhe Azinë Qendrore./21Media

Back to top button