Borrell: Jemi të shqetësuar për mungesën e konsultimeve paraprake të Kosovës për dinarin

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në një përgjigje të dhënë në emër të Komisionit Evropian, ka thënë se institucioni që ai përfaqëson është i shqetësuar me mungesën e konsultimeve paraprake të Kosovës në lidhje me rregulloren e BQK-së, për ndalimin e dinarit.

Borrell ka shtuar se themelimi i Asociacionit është obligim për Kosovën sipas ligjit ndërkombëtar.

“Meqenëse palët nuk treguan gatishmëri për t’u angazhuar në negociata rreth statutit të Asociacionit, BE-ja hartoi Draft Statutin Evropian (EDS), i cili u konsultua me ekspertë juridikë ndërkombëtarë dhe respekton Marrëveshjet relevante të Dialogut dhe kornizën ligjore të Kosovës (si dhe vijat e kuqe të palëve për aq sa është e mundur)”, tha ai.

Tutje Borrell deklaroi se ky draft-statut, më 21 tetor 2023, iu prezantua ndaras kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Megjithatë, ai njofton se “Presidenti i Republikës së Serbisë përjashtoi çdo formë nënshkrimi”. Që atëherë, thotë shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, përfaqësuesit e Kosovës nuk janë përfshirë në diskutime për Asociacionin.

Ndër të tjera, ai thotë se “BE-ja është e shqetësuar për mungesën e konsultimeve paraprake dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën”.

Back to top button