Borrell konfirmon takimin e Kurtit me Vuçiqin në Bruksel

Përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se i ka ftuar në takim më 18 gusht në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Borrell ka thënë se në takim i ka ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Kam ftuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell në Twitter./21Media

Back to top button