Borrell: Kosova e Serbia të vazhdojnë dialogun dhe të lënë mënjanë dallimet

 
Përfaqësuesi i Lartë i BE -së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, kishte një mesazh specifik për Serbinë dhe Kosovën – se ata duhet të vazhdojnë dialogun dhe “të lënë mënjanë dallimet”.
“Procesi i zgjerimit kërkon që dallimet të lihen mënjanë”, tha Borrell pas mbërritjes në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Borrell tha se vendet kandidate duhet të zbatojnë reformat dhe se anëtarët dhe institucionet e BE -së duhet të përmbushin detyrimet e tyre.
“BE duhet të mbajë një vazhdimësi të besueshme të procesit të zgjerimit”, tha Borrell.
Ai shtoi se vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare duhet të përafrohen me politikën e jashtme të BE -së në mënyrë që të trajtojnë sfidat e përbashkëta.

Back to top button