Reagimi i Borrell

Reagimi i Borrell

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë në detyrë për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Në një shkrim në Twitter, Borrell u shpreh se është i lumtur pas këtij vendimi të Qeverisë, sepse i hap rrugë bashkëpunimit rajonal.

“I lumtur që shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria e përkohshme e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BiH. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës COVID19”, shkroi ai në Twitter.

Sonte në mbledhjen e Qeverisë ka vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë. Ministri i Transfereve dhe Financave, Besnik Bislimi deklaroi në “Click” se që nga mesnata fillon aplikimi i reciprocitetit./21Media