Thomas Meunier nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain.

PSG kishte provuar së fundmi të arrinte një marrëveshje me Meunier për deri në përfundim të Ligës së Kampionëve, por belgu nuk pranoi pasi nuk ka dashur të rrezikojë.

Sipas mediave gjermane, 28-vjeçari karrierën pritet ta vazhdoj në Borussia Dortmundi, me të cilët pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, ku do të jetë zëvendësues i Achraf Hakimit.

Kujtojmë se në garë për lojtarin kanë qenë edhe skuadra të tjera si Tottenham Hotspur, Arsenal, Juventus e Atletico Madrid./21Media