Skuadrat e Bundesligës gjermane duket se nuk do ta mbështesin krijimin e Superligës së klubeve evropiane.

Është Borussia Dortmundi skuadra e cila ka lëshuar një njoftim zyrtar përmes te cilit ka bërë të ditur se do ta bojkotojë këtë iniciativë dhe se dëshiron të zbatojë reformën e planifikuar nga UEFA për Ligën e Kampionëve.

“Klubi dëshiron të zbatojë reformën e planifikuar të UEFA Champions League. Planet për të gjetur një Superligë janë refuzuar “, tha drejtori gjeneral i BVB-së Watzke.