Bota e sportit solidarizohet me Ukrainën
Një përqafim, një banderolë, dy fjalë të shkruara në këpucë “Jo luftë”.
Lojtarët, tifozët dhe skuadrat kanë treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Lufta ka vënë në rrezik shumë nga atletët e Ukrainës. Ndërkaq, nga bota e sportit janë hequr skiatorët, patinatorët, futbollistët rusë e bjellorusë, të njëjtit nuk do të lejohen të marrin pjesë as në garat ndërkombëtare.
Me Ukrainën në rrezik, lojtarët e të gjitha nacionaliteteve janë veshur me flamurin verdheblutë vendit, madje kanë veshur fanella me fjalët “Stop luftës”, nëpër stadium kanë vënë mesazhe që dënojnë luftën dhe sinjalizojnë solidaritet me Ukrainën./21Media


Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?