Spencer Davis, një nga artistët më të vjetër të rokut, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Davis ishte një nga figurat kryesore të rokut gjatë viteve 1960.

Kitaristi uellsian ishte forca lëvizëse e “The Spencer Davis Group”, i cili shënoi hite transatlantike me “Keep On Running” dhe “Somebody Help Me”.

Grupi, i cili gjithashtu përfshinte një adoleshent Stevie Winwood, bëri një turne me The Who dhe The Rolling Stones në vitet ’60.

Davis vdiq në spital të hënën, ndërsa po trajtohej për pneumoni, tha agjenti i tij për BBC.

“Ai ishte një mik shumë i mirë. Ai ishte një njeri tepër etik, shumë i talentuar, zemërmirë, jashtëzakonisht inteligjent, bujar. Ai do të nga mungojë”, tha Bob Birk, i cili kishte punuar me muzikantin për më shumë se 30 vjet.