​Botërori/ Katër kombëtare të mëdha kërkojnë sot kualifikimin në fazën tjetër

Raundi i tretë i ndeshjeve të grupeve E dhe F do të prodhojë sot edhe katër skuadra të tjera që do të kalojnë në mesin e 16 më të mirëve për fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.
Kroacia-Belgjika do të jetë njëra ndër sfidat më të rëndësishme të ditës pasi do të luftojnë direkt për kualifikim në kuadër të grupit F.
Kroacia ka katër pikë në vendin e parë, kurse Belgjika është e treta me tre pikë.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Marokut dhe Kanadas, me këtë të fundit që ka humbur të gjitha gjasat pas është pa pikë në vendin e katërt, kurse marokenët me fitore do të vazhdonin në fazën tjetër.
Edhe grupi E do të sjellë dy ballafaqime të jashtëzakonshme, me Gjermaninë dhe Spanjën që kërkojnë të mos zhgënjejnë, por të vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt.
Kosta Rika do të jetë rivali i Gjermanisë dhe vetëm fitorja i dërgon gjermanët tutje, kurse Spanja ballafaqohet me Japoninë, në një tjetër sfidë jetike.
Grupin E e kryeson Spanja me katër pikë, pastaj Japonia me Kosta Rikën me nga tre pikë, kurse e fundit është Gjermania me vetëm një pikë.

Back to top button