Botërori në pytje për Rodriguez që është shtrirur në spital

Ka shqetësime në rritje për gjendjen shëndetësore të yllit kolumbian, James Rodriguez, pasi 34-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital për shkak të “dehidrimit të rëndë”.

Sipas Daily Mail Sport, ish-lojtari i Real Madridit dhe Evertonit kaloi 72 orë nën vëzhgim mjekësor në Minesota, menjëherë pas ndeshjes miqësore ku Kolumbia u mposht 3-1 nga Franca në SHBA.

Federata Kolumbiane e Futbollit sqaroi se gjendja e tij rrodhi nga një “shkak mjekësor jo-sportiv”, duke ngritur dyshime për gatishmërinë e tij fizike përpara Botërorit të kësaj vere, veçanërisht pasi ai ka luajtur vetëm 47 minuta për klubin e tij të ri, Minnesota United, që nga shkurti.

Pavarësisht se raportohet se Rodriguez tashmë është liruar nga spitali dhe po rikuperohet në shtëpi, mediat si Marca spekulojnë se situata e tij është “serioze” dhe se ai nuk është aktualisht i aftë për të garuar në nivelin më të lartë.

Trajneri i Minnesota United, Cameron Knowles, u përpoq të qetësonte situatën duke thënë:

“Mungesa e një lojtari mund të ndodhë për shumë arsye, por ne duhet të prioritizojmë shëndetin. Nuk do ta nxitojmë rikthimin e tij nëse kjo do të thotë të rrezikojmë një lëndim afatgjatë” deklaroi Knowles.

Ky alarm shëndetësor vjen në një moment kritik për Kolumbinë, e cila llogarit te kapiteni i saj për sfidat e Grupit K kundër Portugalizë, DR Kongos dhe Uzbekistanit.

Back to top button