Blogerja amerikane, Whitney Buha, u shokua nga rezultatet e injektimeve me botoks, të cilat i bëri më 15 mars.

Buha, po tregonte gjithë procesin në rrjete sociale që nga fillimi, por vërejti diçka të quditshme ndërkohë. Njëri sy gati sa nuk po i mbyllej dhe tjetri ishte më i hapur se zakonisht.

Mjeku i cili e kishte realizuar këtë injektim, sipas Whitney, i kishte vënë botoks në vendin e gabuar, që rezultoi që sytë të kishin pamje asimetrike.

Siç parashihej, injektimi kishte shkuar mirë, por më vonë Buha vërejti se njëra vetull ishte më poshtë se tjera, ku pas kësaj ajo shkoi përsëri të injektonte vetullën që i dukej më poshtë se zakonisht.

 

Kjo gjë paraqitet kur muskuli i cili kontrollon dhe mban kapakun e syrit lart, paralizohet nga ndonjë gabim gjatë procedurës.

“Problemi me botoksin është se nuk mund ta heqësh, siç e heq një mbushje filler dhe gjithçka çfarë mund të bësh është të presësh të largohet vetvetiu”, tha Buha në TikTok.

Blogerja amerikane tha po ashtu se mjeku i saj i ofroi dy opsione për të ndihmuar sytë e saj të kthehen në gjendje normale; më shumë botoks në vijen e qerpikëve për të ngritur kapakun e syrit ose të përdorë pika të syve, të njohura si Upneeq, për të hapur syrin më shumë.

Për momentin, ajo është duke përdorur një përzierje të pikave për sy dhe po i bënë masazh pjesës së prekur në ndërkohë.

“Ndjehem sikur syri im i majtë po duket pothuajse normal, ndërsa syri i djathtë është ende pak më i hapur se zakonisht”, shtoi Whtiney./21Media