Bozhoviq: Pa demokratizimin e Serbisë s’ka normalizim të rajonit

Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë (Regional ADD) me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviq në një intervistë për ”The Geopost” tha se a demokratizimin e Serbisë nuk është e mundur të bëhet asnjë normalizim i marrëdhënieve me Kosovën dhe as me vendet e tjera të rajonit.

Ai thotë se normalizimi nuk mund të ndodhë derisa iu vihet flaka makinave në veri të Kosovës.

“Pa demokratizimin e Serbisë nuk është e mundur të bëhet asnjë normalizim i marrëdhënieve as me Kosovën dhe as me vendet e tjera të rajonit”, thotë Bozhoviq.

Ai thekson se presidenti serb Alekadar Vuçiq nuk është faktor stabiliteti në rajon.

“Thelbi është se normalizimi nuk mund të ndodhë kur makinave u vihet flaka [nga grupet kriminale] në veri të Kosovës të gjithë atyre që duan normalizim. Herët a vonë do të jetë plotësisht e qartë për të gjithë. Më vjen keq që do të humbasim sërish me këtë histori të bërjes së faktorit të stabilitetit nga Aleksandar Vuçiq dhe regjimi i tij, sepse ai nuk është faktor stabiliteti. Është një faktor paqëndrueshmërie”, shton ai.

Back to top button